Një tragjedi është regjistruar në Nju Jork, ku një i ri shqiptar i ka dhënë makinës me shpejtësi në gjendje të dehur, i ka marrë jetën të fejuarës së tij shtatzënë, si pasojë e aksidentit tragjik që u regjistrua.
Viktima është identifikuar si Adriana Sylmetaj, 23 vjeç, e cila ishte në sediljen e pasagjerit kur fuoristrada e çiftit goditi një barrierë dhe një shtyllë shërbimi herët të shtunën, me automjetin që u nda në gjysmë.
Të dy përfunduan në spital ku e reja që ishte në pritje të ëmbel, humbi jetën, e ndërsa shoferi 30-vjeçari shqiptar Adem Nikeziqi ia doli të shpëtonte. Ky i fundit e ka mësuar lajmin e trishtë se e fejua së bashku me fëmijën i kanë ndërruar jetë teksa doli në gjykatës.
Referuar dëshmisë së avokatit të rij, i riu është treguar fillimisht mos besues për lajmin, por më pas është konfirmuar edhe nga gjykata.
“Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja e tij kishin vdekur,” tha avokati i Nikeziqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës. “Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte [në sallën e gjyqit]. Kur i thashë, ai u shpërtheu duke qarë. Ai në fillim ishte plotësisht në mosbesim.”
Referuar mediave vendase, Nikeziq, i cili u soll në gjykatë në një karrige me rrota dhe i veshur me rroba spitali, akuzohet për vrasje nga pakujdesia, sulm me automjet dhe ngjarje në gjendje të dehur në aksidentin vdekjeprurës.