Policia e Shtetit ka komunikuar ditën e sotme që janë sekuestruar 22 pasuri të shtetasit me inicialet E.G., 50 vjeç lindur në Vlorë. Nën sekuestro janë vendosur 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E.G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit.
50-vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të kryera në formën e organizatës kriminale.