Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi së bashku me vëllanë e tij kanë mbajtur peng një biznesmen për dy orë dhe e kanë dhunuar. I arrestuari Alban Bejo pretendon se ndërtuesi Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh.
Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës sqaron se Fela është marrë me forcë në automjet, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat dhe është dhunuar nga dy vëllezërit me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash. Autori tjetër i ngjarjes, Fatmir Bejo është shpallur në kërkim.
Dy vëllezërit rezultojnë me precedentë penal në organizimin e lotarive të paligjshme të fatit, por edhe në vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik. Ndërsa Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit dhe deri tani nuk dihet nëse ka pasur probleme me persona të tjerë.