Policia po vijon kontrollet e rrepta për të parandaluar shitjen e lëndëve narkotike pranë shkollave. Në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’ policia e Tiranës ka vënë një pranga një 27-vjeçar. I riu Roland Hoxha dyshohet se siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sportive, në Laprakë e cila frekuentohet nga nxënës shkolle.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.