Një 20-vjeçar i identifikuar si Stiven Toshkësi është gjetur i vrarë me mjet prerës, në Tiranë. Burimet nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, pranë shkollës “Partizani”. Po sipas të njëjtave burime, vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes tre të rinjve. Sipas policisë shtetasit E.M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç kanë plagosur me mjete prerëse Stiven Toshkësin.
Forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin dinamikën e saj. Vijon puna për kapjen e autorëve të vrasjes.