Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmjes së të enjtes në Pezë Helmës. 2 persona janë arrestuar nga policia, babë e bir, të cilët njoftuan blutë për të shtënat. Fillimisht është njoftuar policia, e cila pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, ka marrë dëshminë e denoncuesit, i cili ka pretenduar se 3 apo 4 ditë më herët kanë tentuar t’i grabisin shtëpinë, por kjo sipas burimeve të policisë akoma nuk është vërtetuar.
Mbrëmjen e djeshme denoncuesi ka pretenduar se ka parë një person të maskuar në oborrin e shtëpisë. Menjëherë ka hyrë në shtëpi, ka marrë kallashnikovin që e ruante që prej ’97-ës dhe ka qëlluar 4-5 herë në ajër. Sipas tij, personi me maskë që është larguar me shpejtësi i është kundërpërgjigjur me armë.
Policia ka gjetur në vendngjarje vetëm gëzhojat e kallashit që shtëna nga kallshnikovi i tij, por jo gëzhoja të armëve të tjera. Pas përfundimit të hetimeve paraprake, policia arrestoi babë e bir për armëmbajtje pa leje dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.