Policia ka arrestuar ditën e sotme 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli pasi mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur sa herë që ai largohej.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, nënës dhe vajzës së tij të mitur.
Gjithashtu, në njoftimin e policisë thuhet se Jetnor Zhaboli sa herë largohej nga banesa i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.