Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Baldushk të Tiranës. 17-vjeçari me inicialet Sh.V., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurat anësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë por grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.