Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë pasi ata kontrabandonin celularë.
Policia ka sekuestruar 763 aparate celulare të kontrabanduara dhe ka arrestuar dy vëllezërit Ferdinand Kafeja 38 vjeç dhe Erinin Kafeja 33 vjeç të cilët kanë 5 dyqane celularësh të cilat i kanë regjistruar në emër të familjarëve të tyre në mënyrë që të shmangnin detyrimet tatimore. Në pranga kanë rënë edhe Denis Myrteza 38 vjeç dhe Izabela Buzi 25 vjeçe, administratorë të dy prej këtyre dyqaneve.
Në kërkim janë shpallur edhe dy administratorët e dyqaneve të tjera, përkatësisht shtetasit F.I., 37 vjeç dhe R.M., 45 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, operacioni është kryer në rrugën “Hoxha Tahsim”, “Konferenca e Pezës” dhe në “Rrugën e Durrësit”.