Tiranë- Në orët e para të mëngjesit të sotëm i është vendosur lëndë plasëse një dyqani rrobash në rrugën ‘Sami Frashëri’ afër ‘Sheshit Willson’. Hetuesit konfirmojnë se tritoli është vendosur në derën e jashtme të biznesit dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.