Të solidarizuar me Prishtinën, dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë në protestë për vogëlushen e cila përjetoi tmerrin nga 5 abuzuesit seksual. Mes tyre janë edhe personazh publikë.
Me pankartat ‘Unë bërtita Joooooo’ qytetarë dhe personazhe VIP, janë mbledhur të gjitha në shenjë revolte të torturës në një shoqëri partriarkale.
“Më vjen shumë shumë keq që në këto 6 vite jam përdhunuar virtualisht dhe jam etiketuar si vajzë jo e mirë sepse promovoj edukatën seksuale. Dhe është paradoksale, sesi vëmëndja kthehet te unë tashmë pasi një abuzim seksual prej 7 orësh të një vajze të mitur.’- tha Zhaklin Lekatari, gazetare dhe aktiviste e mbrojtjes së vajzave dhe grave në Shqipëri.
Me thirrjen ‘Nuk përdhunon veshja, përdhunon mendja.’, aktivistja, një ndër zërat e shumtë që foli në protestë, u bëri thirrje jo vetëm abuzuesve të cilët, sot ndodhen pas hekurave por mentalitetit në vetvete i cili duhet të edukohet!
Kush janë VIP-at e pranishëm në protestën në Tiranë?