155 kamera sigurie janë hequr nga rrugët e kryeqytetit gjatë aksionit të policisë. Të cilësuara si të paligjshme dhe shumica të vendosura nga grupet kriminale, të cilët vëzhgonin kundërshtarët apo edhe lëvizjet e policisë. Si pasojë e operacionit janë vendosur nën hetim në Tiranë 37 persona. Operacioni policor i quajtur “Fijet” në të gjithë vendin ka sekuestruar mbi 350 kamera ‘spiune’ dhe ka vendosur nën hetim mbi 66 persona.
Fillimisht ky operacion policor nisi me qytetin e Shkodrës ndërsa ka pasur edhe individë që i kanë çmontuar vetë kamerat e vendosura kundër ligjit.