Në Rrogozhinë është thyer urdhri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga Qendrat e Votimit. Në një objekt ku janë dy qendra votimi, ka prani të madhe njerëzish të cilët nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe as nuk janë votues.
Sipas urdhrit të KQZ-së, nuk duhet të ketë grumbullime jashtë ambienteve të QV-ve dhe persona që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor duhet të qëndrojnë 150 metër larg tyre.
Në raste të tilla, anëtarët e komisionit të QV-së duhet të mbajnë procesverbal dhe të njoftojnë policinë.
Sipas kryekomisionerit të njërës prej QV-ve, ata nuk janë informuar nga vëzhguesit për situatën jashtë objektit.