Është thelluar bilanci i aksidentit tragjik që ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në rrethrrotullimin e TEG. VesaNews mëson se ka ndërruar jetë edhe shoferi i ‘Audit’, që fluturoi nga mbikalimi, Klevis Ruçaj 20-vjeç. Ai ishte së bashku me 2 gra, të dyja viktima e këtij aksidenti. Nga ana tjetër, kanë mbetur të plagosur 4 persona të tjerë që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Si ndodhi aksidenti
Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues Klevis Ruçaj vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar në Unazën Lindore me drejtim lëvizje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese të mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues 60-vjeçarin Qemal Kurti.