Moti është ende i paqëndrueshëm. Është ajo kohë e vitit kur përpiqemi të dalim me rroba më të lehta, por “dielli është me dhëmbë”, siç themi zakonisht. Dhe pastaj vjen teshtima e parë. Nuk është një shkak për t’u shqetësuar. Megjithatë, kur vjen tështima e radhës na bën të mendojmë nëse duhet të vrapojmë për në farmaci. Por, a janë simptomat e një të ftohti apo është alergji pranverore? Natyra lulëzon dhe polenat qarkullojnë kudo në atmosferë prandaj mund të kemi dyshime.
Sipas dr. Sipas Dr. Lou Papa nga UR Medicine Primary Care, identifikimi nëse simptomat janë për shkak të një të ftohti apo alergjie, veçanërisht në këtë kohë të vitit kur të gjithë fajtorët potencialë bashkëjetojnë, është një sfidë e vërtetë. Megjithatë, ai na sjell disa simptoma që mund të na ndihmojnë.
Ftohja e zakonshme shkaktohet nga një virus i transmetuar, duke shkaktuar simptoma që zakonisht zgjasin 7 deri në 10 ditë. Nëse hunda, kolla dhe dhimbja e fytit shfaqen shpejt dhe shoqërohen nga një ndjenjë irritimi dhe dhimbjeje, atëherë ka shumë të ngjarë që të jetë një i ftohtë.
Nga ana tjetër, ka të ngjarë që të keni alergji nëse teshtima shoqërohet me një ndjesi djegëse në sy dhe në hundë. Alergjia nuk është e transmetueshme, përkundrazi është një reagim i trupit, i shkaktuar nga ndonjë element i mjedisit, të tilla si polenat, pluhuri, gëzofi i një kafshe, disa ushqime të caktuara dhe mund të shkaktohet në çdo moshë. Gjithashtu, alergjia vazhdon për një periudhë shumë më të gjatë kohe.