Miliarderi Elon Musk e ka cilësuar drejtimin e rrjetit social Twitter si një proces aspak i lehtë. Ai ka deklaruar se do e shiste në rast se do të gjente personin e duhur,por thekson se nuk është i penduar që e ka marrë një sfidë të tillë.
“Të drejtosh Twitter është një proces mjaft i dhimbshëm Nuk është e mërzitshme. Është si një roller coaster. Muajt e fundit kanë qenë me të vërtetë një situatë shumë stresuese,”, tha ai.
Sa përshkurtimet e fuqisë punëtore që ka bërë që kur bleu kompaninë — nga 8.000 njerëz në 1.500 — Musk u shpreh se kjo nuk ishte një detyrë e lehtë. Megjithatë, i thekson se tashmë gjërat po lëvizin në drejtim pozitiv.
“Twitter tani është duke punuar mirë dhe trafiku i saj është rritur. Për shkak të ngarkesës së punës, ndonjëherë fle në zyrë kam gjetur një divan në një bibliotekë ku askush nuk shkon të pushojë. Kompania po “bën paratë e saj tani” pasi shumica e reklamuesve të saj janë kthyer”, përfundoi Musk.
Pasuria e CEO-s së Twitter është gati 190 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e dytë më të pasur në botë sipas listës së miliarderëve të revistës Forbes.