Tërmeti i ditës së dielë të rënë në Bashkinë e Klosit, ekzaktësisht në fshatin Xibër ka shkaktuar probleme edhe në qytetin e Bulqizës. Një pallat është shpallur i pabanueshëm dhe për këtë arsye Policia e Shtetit ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nxjerrë jashtë të gjithë banorët në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e askujt. Policia ka deklaruar se banorët të cilët nuk do të jenë dakord për t’u larguar nga banesat e tyre do të nxirren me forcë dhe se Bashkia ka marrë të gjitha masat për t’ju paguar atyre bonusin e qirasë.
Pallati është rrethuar me shirit nga policia që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në këtë pallat jetojnë 10 familje. Pallati 5 katesh në lagjen ‘Bulqizë e Re’ ndodhet në një zonë me erozion të lartë.