Një tërmet i fortë ka goditur Italinë. Mediat e huaja bëjnë me dijes e tërmeti u regjistrua me magnitudë 5.7 në Marche, në brigjet e Pesaros. Tërmeti u pasua edhe nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët, (3.1 dhe 3.4).
Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje edhe në Romë, në rajonet e tjera të Italisë Qendrore dhe në Trentino-Alto Adige .
Po ashtu si pasojë e lëkundjeve të forta kaë dalë nga banesat e tyre. Në veçanti, zjarrfikësit e Ankonës raportojnë se klinika private Villa Igea ka evakuuar pjesërisht strukturën.