Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndjerë mbrëmë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas të dhënave të deritanishme raportohen dëme në 3 banesa në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Menjëherë pas lëkundjeve, qindra qytetarë kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë për disa orë.
Kujtojmë që 2 ditë më parë, në Klos janë ndjerë edhe 7 tërmete të tjera të cilat kanë qenë më të vogla se tërmeti i mbrëmjes së kaluar.