Inflacioni i fortë, rritja e normave të interesit dhe një perspektivë e paparashikueshme ekonomike po prekin kompanitë në Evropë që po zgjedhin të pushojnë punëtorët për të ulur kostot.
Shkurtimet e vendeve të punës në kontinent po rriten, sidomos me vendimet e fundit të kompanive të telekomunikacionit, shkruan Anadolia.
Pushimet nga puna prekin pothuajse të gjithë sektorët në Evropë, sipas agjencisë turke të lajmeve, duke veçuar teknologjinë, prodhimin dhe veçanërisht industrinë e automobilave.
Vodafone njoftoi javën e kaluar se do të shkurtojë 11,000 vende pune gjatë tre viteve të ardhshme për të ulur kostot dhe për të përshpejtuar rritjen.
Kompania, e cila ka 104,000 punonjës në mbarë botën, njoftoi në mars se planifikon të pushojë nga puna 1,000 punëtorë në Itali dhe 1,300 në Gjermani.
BT, një kompani që gjithashtu kërkon të ulë kostot, planifikon të shkurtojë 40,000 deri në 55,000 vende pune deri në vitin 2030.
Prodhuesi suedez i pajisjeve të telekomit Ericsson gjithashtu do të zvogëlojë numrin e të punësuarve në mbarë botën me 8500, ndërsa prodhuesi zviceran i pajisjeve kompjuterike Logitech njoftoi pushimin nga puna të 300 personave në mars, shkruan Anadolia.
Nokia planifikon të pushojë nga puna 208 punonjës.
Volvo, Peugeot, Citroen, Fiat, Jeep, Alfa Romeo dhe Maserati janë ndër kompanitë që planifikojnë të ulin numrin e punëtorëve.
Volvo suedeze planifikon të riorganizojë prodhimin e autobusëve dhe të pushojë nga puna 1600 punonjës.