Zbulohen emrat e dy prej të arrestuarve nga policia për ngjarjen e ndodhur në uzinën e Armëve në Gramsht. Një shtetase ruse është identifikuar si Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe.
Ndërkohë një prej shtetasve rusë është Mikhail Zorin, 23 vjeç. Ata janë kapur pasi hodhën lëndë kimike drejt ushtarëve në uzinën ushtarake të Gramshit.
Gjatë marrjes në pyetje nga grupi i Antiterrorit, të ndaluarit kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri si turistë.
Atyre u janë sekuestruar pasaportat dhe sendet vetjake (aparate fotografikë dhe lëndë djegëse kimike), pasi u lëshua urdhër i ndalimit nga prokuroria.
Në çantën e Mikhail Zori është gjetur një aparaturë spiunazhi, ku në çipet e tyre janë zbuluar foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.
Pas kësaj grupin hetimor ka ngritur dyshimet se ata kanë ardhur me një mision sekret në uzinën Ushtarake të Gramshit.