Një 62-vjeçar në Maliq është ekzekutuar nga forcat RENEA pasi hapi zjarr ndaj efektivëve. Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e Ramiz Muçollarit, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.
Muçollari, pas plagosjes u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së policisë për t’u dorëzuar. 62-vjeçari ka bërë rezistencë duke qëlluar me mitraloz drejt tyre.
Forcat RENEA kanë marrë nën kontroll perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar Muçollarit, por ky i fundit ka qëlluar drejt tyre.
RENEA ka mundur të hyjë deri në katin e dytë të banesës ku Ramiz Muçollari ka hapur zjarr duke rrezikuar jetën e efektivëv. RENEA i është kundërpërgjigjur me zjarr 62-vjeçarit, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Sipas policisë, Ramiz Muçollari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital.