4 persona kanë tentuar që të grabisin një biznes në autostradën Tiranë-Durrës, por për fat autorët nuk ia kanë dalë. Kjo sepse ato u pikasën nga roja private dhe menjëherë janë larguar në drejtim të paditur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Biznesi merrej me prodhimin dhe shitjen e betonit.
Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 4 persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin me dhunë në një biznes privat (biznes për prodhimin dhe shitjen e betonit).
Për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë dhe mbështetjes dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë, personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar.
Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njofton Policia.