I ftuar në Konferencën për Siguri Globale në Bratislavë, kryeministri Edi Rama ka komentuar tensionet e krijuara në veri të Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë e ka cilësuar forcën e ushtrisë serbë në veri të Kosovës, si të barabartë me zero dhe pas asnjë fuqi. Rama i cilësoi këto veprime si politikë e brendshme e Serbisë dhe se nuk kanë fuqi për të caktuar apo përcaktuar.
Sipas Ramës, gatishmëria ushtarake e Serbisë në kufirin me Kosovën, është njësoj sikur Meksika të çojë ushtrinë në kufijtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufijtë e Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Njësoj si ushtria e Meksikës të shfaqet në kufijtë e SHBA-së. Çfarë mund të bëjë? Asgjë! Lidhet e gjitha me politikën e brendshme”-u shpreh Rama.