Situata e vështirë dhe tejet e tensionuar në veri të Kosovës ka sjellë reagimet e shumë ndërkombëtarëve të cilët direkt ose indirekt kanë pasur të bëjnë me bisedimet Kosovë-Serbi. Së fundmi, në lidhje me gjendjen e vështirë mes kosovarëve dhe serbëve ka reaguar edhe i dërguari gjerman për bisedimet Kosovë-Serbi përkatësisht në vitet 2007-2008, Wofgang Ischinger.
Në fjalimin e tij, ai ka fajësuar Serbinë për situatën e tensionuar në veri dhe i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të veprojë urgjentisht.
“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së është urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka shkruar Ischinger në Twitter, duke u bërë tagg (përmendur) Josep Borrell dhe Ursula von der Leyen.