Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas tensioneve dhe kaosit në seancën e fundit të Kuvendit.
Ne një reagim, ambasada shkruan se është e shqetësuar për zhvillimet në Parlament.
“Një Parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive”, shkruan ambasada.
Ambasada i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës të bashkëpunojnë për të garantuar që parlamenti të veprojë në interesin e qytetarëve.
“U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve”, shkruan ambasada.