Nisi me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend ku deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren. Demokratët kanë replikuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe socialistët.
Gjatë seancës ka pasur përplasje fizike mes deputetëve Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinaj. Ishte Nallbati i cili i hoqi mikrofonin Sinajt dhe e shtyu, ndërsa ky i fundit e ka goditur me grusht.
Nikolla ndërpreu seancën për 5 minuta pas incidentit për ta rifilluar më vonë.