Java e kaluar u mbyll me temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëborë në disa zona malore të vendit. Edhe këtë javë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të vijojë acari. Masat ajrore polare dhe frontet e ftohta të njëpasnjëshme që tashmë kanë përfshirë territorin tonë do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë në javën që vjen.
Ditën e sotme do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 2-12 °C, në vendet e ulëta -2 deri në 10 °C dhe në vendet malore -8 deri në 4°C. Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.