Ditën e sotme territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Në Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 6 / 15°C, në vendet e ulëta 3 / 16°C dhe në vendet malore -1 / 12°C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa e fortë në bregdet dhe në terrenet e larta malore.