Vala e të nxehtit që tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës do të vijojë të jetë prezente edhe gjatë kësaj jave. Ndikimi i anticiklonit afrikan do të sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperatura shumë të larta.
Orët e gjata me diell dhe masat ajrore të nxehta do të bëjnë që termometri ditën e sotme të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në qytetet Berat, Elbasan dhe Gjirokastër.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.