Ditën e sotme Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash prezente në mesditë. Era do të fryjë në drejtimin juglindje-verilindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 10/22°C, në zonat e ulëta 12/27 °C dhe në zonat bregdetare 15/27 °C.