Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në mesditë. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek dhe valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 5 deri 22°C, në zonat e ulëta 7 deri 25°C dhe në zonat bregdetare 12 deri 24°C.