Stuhitë e fuqishme të dëborës kanë goditur pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara. Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica të mëdha. Arizona, New Mexico, pjesa e Kalifornisë dhe në veriu në Idaho janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore.
Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin nga shtëpia si pasojë e temperaturave shumë të ulëta. Era parashikohet të mbërrijë deri në 60 km/h dhe dëbora deri në 60 cm. Mësimi është pezulluar në disa shtete dhe këshillohet që qytetarët të mbledhin rezerva ushqimore me qëllim që të mos dalin nga ambientet e sigurta.
Ndërkaq edhe Europa Veriore është nën kërcënimin e motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta. Dhjetëra fluturime janë anuluar dhe shumë rrugë janë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve.