Ditën e sotme territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta pothuajse në të gjithë qarqet. Reshjet në lartësinë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, pritet të jenë në formë dëbore.
Era pritet të fryjë e lehtë kryesisht në bregdet dhe në zonat malore. Temperaturat parashikohen në zonat malore -3 deri në 8°C, në zonat e ulëta 2 deri në 15°C dhe në zona bregdetare 6 deri në 15°C.