E hëna dhe e marta do të jenë ditët përvëluese ndërsa nga mesi i javës do të kemi ditët e shumëpritura me rënie temperaturash, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Për ditën e hënë dhe atë të martë moti parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe temperatura tepër të larta kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore pritet rënie e ndjeshme e temperaturave kryesisht në vlerat minimale por edhe ato të mesditës.
Java mbyllet me ditën e premte dhe kushte të qëndrueshme atmosferike pasi nis depërtimi i Anticiklonit të Azoreve dhe hera-herës edhe ai Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura mjaftë të freskëta në vlerat minimale dhe normale në ato të mesditës.