Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata e dhe të ftohtë me origjinë veriore.
Moti parashikohet parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare në orët e mëngjesit dhe mesditës në relievet malore në veri dhe verilindje të vendit. Ndërsa mot i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës në pjesën tjetër të territorit.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.