Të dielën e 4 shkurtit nuk priten reshje në asnjë qark të vendit tonë. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 4/12 °C , në vendet e ulëta -1/12 °C dhe në vendet malore -4/8 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Në orët e mëngjesit në zonat luginore do të ketë prezencë të mjegullës dhe mjegullinës, po ashtu nuk do të mungojnë ngricat përgjatë akseve rrugore në relievet malore.