Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor duke gjeneruar reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vijën bregdetare ku vranësirat do të jenë të pranishme por nuk priten reshje. Në zonat malore priten mini-stuhi edhe breshëri.
Orët e mbrëmjes do të largojnë vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë 11°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Sarandë 30°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.