Edhe sot do të mbetemi nën ndikim e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen -2 deri 7°C në zona malore, -1 deri 16°C në zona e ulëta dhe 4 deri 16°C në zona bregdetare.