Vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme por të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e mëngjesit, nëpër lugina do të shfaqet mjegulla e mjegullina kalimtare.
Përgjatë akseve rrugore në zonat malore prezencë të akullit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-7m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen -3 deri 3°C në zonat malore, -2deri 12°C në zonat e ulëta dhe 2 deri 12°C në zonat bregdetare.