Higjiena e gjumit është termi i përdorur për të përshkruar zakonet e shëndetshme të gjumit që mund të praktikoni, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e aftësisë suaj për të fjetur. Vendosja dhe praktikimi i higjienës së mirë të gjumit gjatë gjithë ditës ndikon si në cilësinë ashtu edhe në sasinë e gjumit. Përveç kësaj, ai luan rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj fizik dhe mendor.
Por, çfarë përfshin higjiena e gjumit?
-ndjejka e një rutine të natës;
-krijimi i një ambienti të shëndetshëm të gjumit;
-qëndrimi larg pajisjeve teknologjike të paktën 60 minuta para gjumit;
-kufizimi i marrjes së kafeinës disa orë para gjumit;
-bërja e aktiviteteve fizike gjatë ditës;
-shmangia e vakteve të mëdha të ushqimit;
Ndikimi i higjienës së gjumit
Nuk është e pazakontë që të keni ulje-ngritje në higjienën tuaj të gjumit.
Por për sa kohë që po ndiqni zakone të shëndetshme dhe po bëni gjumë cilësor, rënia e herëpashershme e gjumit vonë ose ndërprerja e gjumit është e zakonshme.
Por, ky fakt bëhet shqetësues kur gjumi i dobët ndikon në rutinën tuaj të përditshme dhe shëndetin e përgjithshëm, veçanërisht duke marrë parasysh që më shumë se një e treta e të rriturve amerikanë nuk bëjnë sasinë e rekomanduar të gjumit në baza të rregullta.
Si rezultat i kësaj, ekzistojnë edhe pasojat afatshkurtër që përfshijnë rritjen e stresit, uljen e cilësisë së jetës, shqetësimin emocional, çrregullimet e humorit dhe deficitet kognitive, kujtesën dhe performancën.
Kur ndërprerja e gjumit bëhet një problem afatgjatë, të rriturit mund të përballen me një rritje të hipertensionit, sëmundjeve kardiovaskulare, rritje të peshës, diabetit mellitus të tipit 2 dhe çrregullimeve gastrointestinale.
Gjumi padyshim se ka lidhshmëri edhe me shëndetin mendor. Depresioni e ankthi janë dy prej çështjeve që kanë lidhshmëri me gjumin.