Në kufirin Shqipëri-Kosovë, pikërisht në Kukës, ka pasur shkëmbim zjarri mes një grupi trafikantësh të qenieve njerëzore dhe policisë. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka të lënduar. Janë arrestuar gjashtë shtetas sirianë dhe njëri prej ka arritur që të largohet. Sirianët kanë qenë të pajisur me armë zjarri.
Sirianët kanë qenë në pjesën e malit nga ana e Gjalicës ku edhe janë pikasur nga policia. Ata kanë tentuar të largohen në drejtim të Kosovës. Ata nuk kanë pasur shoqërues shqiptar me vete pasi 3 prej tyre kanë ditur të flasin shqip. Ata akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë, kalim i paligjshëm i kufirit dhe armëmbajtje pa leje.