Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga selia blu ka folur në lidhje me sulmin ndaj ushtarëve në Gramsh nga ana e dy rusëve dhe një ukrainasi që pretenduan se ishin turistë.
Berisha u shpreh se mënyra e reagimit të tyre e kompromenton qëllimin e tyre. Ai riktheu në vëmendje çështjen e 5 vite më parë ku tha se në mënyrë të pashembullt u publikuan të dhënat e punonjësve të shërbimit informativ shtetëror. Për këtë ai bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama.
‘Agresorët e ushtarëve në detyrë u ndaluan dhe janë në hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet por e vërteta është se përdorimi I lëndëve neoruparalizuese dhe toksike kundër ushtarëve kompromenton thellësisht misionin e tyre në thonjëza turistik. Por unë sot jam këtu për të deklaruar se kërcënimin më të madh ndaj sigurisë kombëtare e ka bërë personalisht Edi Rama. Po ju rikujtoj këtu se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi të lirë apo jo mediat shqiptare publikuan të gjithë organigramën e shërbimit informativ shtetëror, emër mbiemër, degë dhe funksion. Publikuan edhe pagën e tyre. Këtë e ka bërë Edi Rama. Sepse askush tjetër përveç kryeministrit nuk ka të drejtë të njihet apo ta kërkojë atë. Kjo rrjedhje, një goditje e rëndë për shërbimin u bë nga ministria e Financave. Që e bën atë përgjegjëse direkte”, tha Berisha.