Rusia ka radhën për të kryesuar presidencën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve. Në kuadër të këtij drejtimi, Rusia ka organizuar një mbledhje jozyrtare për të folur mbi fëmijët ukrainas të deportuar me forcë në Rusi.
Raportohet se teksa komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova po mbante fjalën e saj nëpërmjet ‘Skype’ ajo është bojkotuar nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Britania dhe Malta.
Maria Lvova-Belova ka mohuar akuzat se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë. Misioni diplomatik i Shqipërisë në OKB është shprehur se për Maria Belovën ka një urdhër arresti dhe ajo duhet të shkojë të përgjigjet në Gjykatë dhe jo të mbrojë krimet ruse.
#Albania participated at Russia’s Arria-formula mtg on “evacuating” Ukrainian children from Ukraine to Russia, but walked out of the room when Maria Lvova-Belova, indicted by the @IntlCrimCourt was given the floor, to show its opposition & rejection for this cynical provocation.
— Albania in UN (@AlMissionUN) April 6, 2023