Tre alpinistët nga Tirana ishin të bllokuar që ditën e diel në në malin e fshatit të Bogës dhe janë shpëtuar vetëm ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit.
Fillimisht u raportua për 5 alpinistë të bllokuar, por 2 prej tyre arritën të zbrisnin nga mali në gjendje të sigurt. Ndërsa për 3 të tjerët pati një operacion kërkim-shpëtimi që zgjati për rreth 12 orë.
Kanë qenë forcat e policisë, zjarrfikësit dhe një grup vullnetarësh që kanë ndërhyrë për t’u shkuar në ndihmë alpinistëve të bllokuar. Një prej udhëtarëve ka rrëshqitur dhe ka thyer këmbën. Në pamjet e publikuara shihet momenti teksa transportohet nga punonjësit e policisë. 26-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa gjendja e alpinistëve të tjerë paraqitet e mirë, pa dëmtime.