Eksperienca politike nuk është kushti që domosdoshmerisht të bën edhe politikan të mirë. Ilustrimi perfekt është deputeti më i ri i kuvendit të Shqipërisë, Petrit Doda. Ai njihet gjërësisht sidomos nga dibranët si një njeri i aftë në profesionin e tij dhe që ka dhënë kontribut të patjetërsueshëm jo vetëm në fushën e tij, por edhe për njerëzit që e rrethojnë.
Doda ka mbaruar studimet per ekonomi dhe ka një eksperiencë shumëvjeçare në menaxhimin e sektorit minerar, hidroenergjetik. Ndërsa lidhja me politikën fillimisht e ka si ekspert i zoti për politikat e ekonomisë lokale.
Petrit Doda kandidonte i 32 -ti në listën e PD dhe Aleancës për ndryshim në Tiranë dhe pas vetes ka reputacionin e pastër dhe mbështetjen e komunitetit dibran, pavarësisht se në Kuvend aspiron të jetë zëri i të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallime krahinore.
Vlen të theksohet se biznesmeni i bërë së fundi edhe deputet ka ndihmuar qindra qytetarë duke u ofruar vende pune me paga dinjitoze. Gjithashtu ai ka dëshmuar se është suportues i madh i të rinjve dhe investitor serioz që ka kontribuar në ndryshimin e infrastrukturës së disa zonave të thella në Dibër.
Petrit Doda ka dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve si procedurë për marrjen e mandatit të deputetit në radhët e Partisë Demokratike. Petrit Doda do të zëvendësojë Alfred Rushajn i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.
Tashmë i është hapur rrugë një sfide në botën e paeksploruar të politikës. Si një dibran i devollshëm, Petrit Doda do të dëshmojë përsëri që di të mbajë premtimet duke nderuar mbiemrin e tij, origjinën dhe të gjithë dibranët mbarë.