Dashi
Për ata që janë beqarë parashikohen emocione të mëdha. Sepse priten risi në fushën sentimentale. Por edhe në nivel profesional, të lindurit e kësaj shenje po rikthehen fuqishëm në lojë.
Demi
Jeni të fokusuar në problemin e një personi të dashur që mund t’ju pengojë t’i kushtoni vëmendje gjysmës tuaj. Në punë nuk duhet të ekspozoheni shumë: bëjini gjërat me qetësi.
Binjakët
Nuk është koha për t’u përqendruar te dashuria, duket se duhet ta përqendroni vëmendjen diku tjetër. Duhet t’i merrni gjërat më lehtë në vendin e punës, nuk është koha për të shkuar shumë larg me veprimet tuaja.
Gaforrja
Lëreni të shkuarën, në dashuri kjo është koha për lajme të reja dhe jo riciklim i të vjetrave. Është një kohë mjaft me fat në sektorin profesional, shfrytëzojeni momentin.
Luani
Mundohuni të mos e mbiekuilibroni veten në dashuri, do të ishte më mirë të mos kërkoni përballje. Nuk është një periudhë e mirë as në punë, e keni të vështirë të jeni në sinkron me angazhimet tuaja.
Virgjëresha
Shmangni ata që ju bëjnë të humbni durimin, kështu do të keni shumë mundësi në dashuri. Në fushën profesionale keni aftësi dhe vendosmëri për të kapërcyer vështirësitë.
Peshorja
Ditë në të cilën mund të kërkoni lehtësisht një dialog me partnerin tuaj, ndoshta për të zgjidhur keqkuptimet. Mundësi të mira ka edhe në vendin e punës.
Akrepi
Mund të filloni të mendoni për diçka të re veçanërisht nëse jeni vetëm. Megjithatë, ju duhet të zgjidhni disa telashe në punë.
Shigjetari
Do të keni kapërcyer me sukses disa tensione në dashuri, ndërsa në punë kjo është koha e duhur për të filluar të mendoni për ndryshimet.
Bricjapi
Jeni në formë, tani mund të fokusoheni vërtet në rikuperimin e një historie dashurie. Forca juaj reflektohet edhe në nivel profesional, vazhdoni punën për të realizuar qëllimet tuaja.
Ujori
Mund të jetë rasti i duhur për të bërë një takim të papritur. Momenti është i favorshëm edhe në vendin e punës, mos hezitoni: zgjidhni!
Peshqit
Ndaluni dhe reflektoni për atë që dëshironi vërtet nga një marrëdhënie, është koha për të menduar seriozisht. Puna në këtë kohë është e tensionuar.