Pas nëntë vitesh në krye të platformës video të Google, Susan Wojcicki largohet nga kompania. Ajo do të zëvendësohet nga Neal Mohan.
E emëruar në krye të YouTube në vitin 2014, liderja amerikane Susan Wojcicki njoftoi këtë të enjte largimin e saj nga platforma e fuqishme e videove të grupit Google.
Në një mesazh dërguar krijuesve të përmbajtjes, ajo njofton se do të japë dorëheqjen nga posti i saj “për të filluar një kapitull të ri të jetës sime të përqendruar në familjen time, shëndetin tim dhe projektet personale që janë për zemrën time.”
Neal Mohan, drejtor produkti i YouTube, do të marrë frenat e platformës video.
“Do të qëndroj edhe pak për të ndihmuar Nealin në këtë periudhë tranzicioni dhe do të vazhdoj të këshilloj Google dhe grupin Alphabet”, saktëson Susan Wojcicki në emailin e saj. “ Midis Shorts, podcast-it, transmetimit dhe abonimeve, ditët më të mira të YouTube janë përpara nesh.”
Nën udhëheqjen e Susan Wojcicki, YouTube është bërë një nga shtyllat e modelit të biznesit të Google.
Platforma e videove gjeneroi afro 30 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat në vitin 2022, ose 10% të xhiros së grupit.
Susan Wojicki ishte gjithashtu një nga figurat e pakta femra në krye të një departamenti të fuqishëm të teknologjisë.
Vitin e kaluar, Sheryl Sandberg, krahu i djathtë i Mark Zuckerberg për gati 15 vjet, dha dorëheqjen nga grupi Meta.
Ajo nuk është kthyer në punë që atëherë.