Richard Grenell, ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë gjatë presidencës së Donald Trump, ka reaguar pas ngjarjes së ditës së sotme në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku tre shtetas rusë sulmuan dy ushtarët shqiptarë.
Përmes një reagimi në Twitter Grenell shkruan:
“Mos e kruani me ushtrinë shqiptare”.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1561092190981525504?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1561092190981525504%7Ctwgr%5Efae5d24e71b648cf577ab63c338847fb4dd311bb%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsulmi-rus-ndaj-dy-ushtareve-shqiptare-ne-gramsh-reagon-richard-grenell-mos-e-kruani-me-ushtrine-shqiptare%2F
Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes thotë se incidenti në uzinën e armëve në Gramsh, ku tre ruse tentuan të futen ka ndodhur rreth orës 17:40. Sipas njoftimit, roja ka vënë re lëvizjet e dyshimta rreth objektit dhe menjëherë ka njoftuar përgjegjësin, se një person ka hyrë brenda territorit.
Sipas ministrisë, të dy efektivët që mbetën të plagosur nga përleshja kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim për të ndaluar personin, duke i bërë fillimisht thirrje. Shtetasi i huaj, i cili është rus është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.
“Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina”, thuhet në reagim.