Zbulohen detaje të reja për për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 Gusht) në uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë, u sulmuan me spraj paralizues nga dy shtetas rusë dhe një ukrainase.
Shtetasit rusë janë futur në uzinë duke u prezantuar si turistë, por që nuk kanë rezultuar të tillë, dhe kjo është vënë re nga ushtarët të cilët ndodhen të plagosur në spital.
2 rusët dhe ukrainasja përdornin një automjet me targa ukrainase. Në momentin e arrestimit, është sekuestruar nga policia sprajti i përdorur, dy aparat fotografik dhe automjeti.
Ndërkohë po kërkohet informacion se kujt i përket automjeti, me të cilin kanë hyrë në Shqipëri.
Si ndodhi ngjarja
Njëri prej tyre ka hyrë brenda uzinës dhe në këtë moment e kanë pikasur ushtarakët, ku mes tyre ka pasur një konfrontim fizik. Po në këtë momentë ka ndërhyrë dhe shtetasi tjetër rus dhe çeku që ishte së bashku me të.
Pasi janë përplasur fizikisht, rusët kanë spërkatur me spray paralizues ushtarët shqiptarë duke i lënë me lëndime në fytyrë. Ushtarët janë transportuar te, ndërsa rusët e ukrainasja janë arrestuar.
Sipas asaj që raportohet, rusëve u janë gjetur harta, dronë e fotografi të ambienteve të uzinës. Dyshohet se shtetasit merreshin me spiunazh, ndërsa Prokuroria e antiterrori kanë nisur hetimet.